Kalo te përmbajtja
Kurset MDT

Hyrje në programimin në anën e klientit

Modul: Hyrës

  • Semestri 1

Përshkrimi i kursit

Qëllimi i këtij kursi është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri bazë për krijimin e uebfaqeve, edhe nëse nuk kanë përvojë të mëparshme në programim. Kursi i jep theks të veçantë të kuptuarit se si funksionon interneti dhe rolit nga ana e klientit. Pjesëmarrësit mësojnë si të krijojnë dokumente të strukturuara në ueb duke përdorur HTML dhe si të bëjnë stilizimin duke përdorur CSS për dizajne vizuale. Po ashtu, ata marrin njohuritë e para për bazat e programimit. Përmbajtja përfshin elementet HTML, formularët, tabelat dhe strukturën semantike të uebfaqeve. Kursi shtjellon konceptet e CSS, si selektorët, modelin “box” dhe bazat e dizajnit responsiv. Në fund, studentët do të kenë shkathtësitë që të shkruajnë programe të thjeshta përmes përdorimit të variablave, kushteve, cikleve dhe funksioneve.

Fondi javor i orëve: 2 orë ligjërata dhe 3 orë ushtrime.

Hyrje në programimin në anën e klientit